REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumentin: Lapaj mori 45 mln lekë të vjetra nga kompania e 'Çapjave' e sekuestruar nga SPAK! Adriatiku: S'jam klerik, do marr lekë dhe nga kriminelët

5 Shkurt 2025, 18:31 | Përditesimi: 6 Shkurt 2025, 16:44

TIRANË- Vijon përplasja në distancë mes drejtuesit të partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj dhe kreut të 'Mundësia' Agron Shehaj. Ky i fundit pasi e akuzoi Lapajn se financohet nga paratë e pista, ka publikuar në Facebook një dokument të QKB dhe thotë se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë të vjetra nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

I.M/Shqiptarja.com