Protesta e banorëve te Unaza e Re

24 Nëntor 2018, 06:48 | Përditesimi i fundit: 2018-11-26 07:44:37

Emisioni "Repolitix" i gazetarit Denis Minga në Report Tv, ku të ftuar ishin deputeti i PS, Ervin Bushati, ai i LSI, Pëparim Spahiu, eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli si dhe inxhinieri rrugor, Arben Meçaj, diskutoi sonte për banesat e "Unazës së Re" ku rreth 300 objekte preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe".

Banorët e këtyre objekteve kundërshtojnë shembjet pa marrë shpronësimet më parë, mirëpo një pjesë e konsiderueshme janë të palegalizuara, çka bën që ata të përfitojnë vetëm bonusin e qirasë për tre vite. 

Eksperti rrugor, Arben Mecaj thotë se është ligji i vitit 2006, i miratuar nga qeveria "Berisha" me konsensusin e opozitës socialiste, ai që nuk lejon legalizimin e objekteve që preken nga projekte urbanizuese. Sipas tij, zgjerimi i Unazës së Madhe është një projekt urban dhe si rrjedhojë familjet që posedojnë banesa apo biznese të palegalizuara, nuk do përfitojnë nga shpronësimet.