Rrëfimi tronditës i babait të Elvis Troqes / Pjesa e parë

23 Nëntor 2018, 06:29 | Përditesimi i fundit: 2018-11-26 07:46:23

Babai i Elvis Troqes, Krenar Troqe flet ekskluzivisht në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, 4 muaj pas zhdukjes së djalit të tij. Intervista transmetohet në emisionin Repolitix në Report Tv,ku i ati thotë se ka humbur çdo shpresë për t’a gjetur të gjallë, Elvisin.

Krenar Troqe rrëfen me data dhe të dhëna konkrete momentet e zhdukjes së djalit, por edhe sqaron se zhdukja e tij nuk lidhet me Albano Xhaferrin, pasi sipas tij, Xhaferri dhe Elvis Troqe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ai thotë se nuk ka patur kërcënime direkte por se indirekt është ndierë i shqetësuar për djalin tjetër të tij.

Intervista e plotë

Kontakti i fundit me djalin tuaj, si ka qenë?

Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin.

Kur shkuat tek lokali, nga sa kujtoni, telefonin e kishte aty?

Po, telefoni ishte aty, edhe kafenë sa e kishte marrë. Kishte kaluar një makinë, i ka rënë bories dhe djali është çuar dhe ka shkuar atje. Kur shkoi tek makina, bënte muhabet nga sporteli, pas kësaj hipën në makinë. Një person, që unë dyshoj se ka sinjalizuar ka qenë përballë makinës së tij.

Nga pozicioni i makinës dukej tavolina?

Tavolina duket, por rruga jo. 

Që nga momenti kur doli nga shtëpia derisa e kanë thirrur tek makina sa ka zgjatur, sa minuta?

Punë 3-5 minutash, e kemi afër lokalin. Të gjitha, telefon, paketë, çakmak, ujë e kafe, ishin të pangacmuara. Pyeta shokun, më tha që djali iku të takonte Inin. Unë di që ka thënë se “Ika me Inin”. Tani unë nuk mund të flas dot se cfarë është bërë me të, unë di kaq. Këtë e ka thënë dhe në Polici. Di që ka hipur në makinë me të. Kanë kaluar 4 muaj e ca, këta më kanë thënë se kam takuar prokurorin dhe thotë se po punojnë. Ardi Veliu më ka thënë se po punon. Me të Policisë unë nuk kam probleme. Këta më thonë që po punojnë.

Fakti se djali juaj ka dalë pa telefon e paketë, dmth se personi që e ka thirrur ka njohje me të? Shoku i tij ku është?

Ai është fshehur. Ai ka qenë 6 orë në polici, ka dhënë të dhënat e tij.

Kamerat e sigurisë së bizneseve i keni parë?

Unë të miat i kam në rregull, këta më thonë se nuk duket gjë është turbullt.

Nga kamerat deri ku shihet lëvizja e makinës?

Deri tek VEFA dhe kthehen tek rruga e re që është bërë tani, Rexhina.

Sa makina ishin, një apo dy?

Këta më thonin se ishin 3 makina në filmime, policat, ka qenë me personin që e ka marrë në telefon dhe i ka rënë vërdallë lagjes. Se kush ishte, nuk e di.

Ka patur probleme më parë?

Jo, më herët bëri një rrugë në Itali dhe u kap. Në vitin 2015.  Ishte me dy italianë. Bëri një vit burg, doli me arrest shtëpie. Nuk qëndroi për arrest shtëpie dhe erdhi në Vlorë. Nuk kishte probleme, e kam pyetur.

E keni ruajtur ato kohë?

Jo, asgjë. Më pas iku tek një djalë i hallës sime. Shkoi njëherë në Belgjikë, u prish me të, kur ra në burg, ai shfrytëzoi dobësinë time dhe u lidh me atë avokatin, unë  e kërkoj dhe nuk më vjen.