Report Tv brenda anijes më të bukur në botë të ankoruar në Durrës! Ambasadori Bucci: I privilegjuar që njoh shqiptarët me një xhevahir të marinës italiane

21 Tetor 2022, 19:06 | Përditesimi i fundit: 2022-10-21 21:55:32

Anija krenari e Italisë e quajtur si më e bukura në Botë “Amerigo Vespucci”, preku brigjet e Shqipërisë pas 82 vitesh nga hera e fundit. Çdo gjë përreth ka ndryshuar, ka ndryshuar peisazhi, njerëzit, por e njëjtë mbetet anija dhe deti.