Report Tv ‘derë më derë’ me grupin e vaksinatorëve! 16 familje marrin dozën e parë të Coronavac: Shumë mirë që na erdhi në shtëpi

14 Korrik 2021, 18:22

Report Tv ishte sot pranë familjeve në Bathore së bashku me njësitë e lëvizshme të vaksinimit, ku trokitën portë më portë për ti ofruar qytetarëve vaksinën anti-covid. Gazetarja Doris Sallaku ka përgatitur një material se si organizohet dhe realizohet ky proces i cili fillimisht ka nisur në Tiranë por që shpejt do të funksionojë në të gjithë vendin