Report Tv në qendrën shëndetësore në Kombinat, ka shërbim pediatrik 24 orë! Mjekja: Kemi 10 vizita në natë, rastet e rënda i nisim në QSUT

28 Janar 2023, 18:10

Në qendrat shëndetësore 24-orëshe, fluksi i shtuar i pacientëve me viroza e grip është i pranishëm edhe gjatë natës. Mjekja pediatre e qendrës në Kombinat thotë se shërbimi i ofruar përfshin vetëm një ekzaminim fillestar të të vegjëlve dhe raste me komplikacione nisen drejt QSUT-së.