Report Tv siguron pamjet eksklusive të korrupsionit të policëve në Morinë, si merrnin lekët nën dorë

8 Prill 2022, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2022-04-08 16:19:23

Report Tv ka siguruar pamjet eksklusive të efektivëve të arrestuar ditën e sotme për korrupsion dhe shpërdorim detyre në pikën kufitare të Morinë. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht deri në 10 euro të cilat i ndanë me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.