Report Tv siguron videon, ja shpërthimi me tritol në lokalin e babait të administratorit të bizneseve të Allajbeut

27 Maj, 21:37 | Përditesimi: 27 Maj, 21:37

Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen "Çlirim" në pronësi të babait të Asllan Fetiut, ku autorët u larguan pasi u siguruan që lënda plasëse shpërtheu. Nga pamjet filmike, lënda u hodh nga një automjet tip BMW pa zbritur asnjë person, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po heton disa pista, përfshirë një konflikt të mëparshëm ku Asllan Fetiu plagosi me thikë një klient.

E.H/Shqiptarja.com