Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit në Tiranë! Inxhinieri: 'Audi' ishte me 194 km/h! Të vendosen me urgjencë barrierat e kategorisë së lartë

12 Mars 2023, 17:17

Report Tv sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga. Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili thotë se drejtuesi i automjetit që po lëvizte me 194 km/h ka frenuar por nuk ka arritur të parandalojë goditjen.