Report Tv sjell VIDEON, momenti kur gomonia humb kontrollin dhe merr përpara 2 pushuesit në shezlong në Jalë! Arrestohet drejtuesi

17 Korrik 2022, 09:22

Dy pushues kanë mbetur të plagosur në Himarë, teksa kanë qenë duke qëndruar në plazhin e Jalës, pasi janë goditur nga një gomone. Gomonia ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë, duke plagosur kështu çiftin pushuesve, të cilët ishin në breg. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit lundrues, Gjergji Priftuli.