Report TV vëzhgim në Ksamil, Radhimë e Shëngjin! Stacion për jetski në mes të plazhit, mungojnë kufizimet! Pushuesit: Ecin me shpejtësi, janë të rrezikshëm

3 Gusht 2022, 16:33 | Përditesimi i fundit: 2022-08-03 16:34:54

Një ditë pas tragjedisë në Himarë, Report Tv ka kryer një vëzhgim në Vlorë dhe Sarandë ku vihet re se stacionet e jet ski dhe skafeve janë të vendosura në mes të plazheve ku notojnë pushuesit. Po kështu në shumë raste mungojnë kufizimet dhe korridoret e sigurisë.