REPORTAZH/ Turizmi i aventurës në Përmet, rafting në lumin Vjosë

16 Gusht 2022, 14:15

Për aventurierët e sporteve ekstreme, Përmeti është destinacioni i duhur. Turistët e shumtë rendin në rrjedhën e Vjosës për të provuar eksperiencën unike të rafting. Nga qyteti përshkojnë rrugën 10 km deri në Çarçovë, ku ndodhet i vetmi stacioni për gomonet. Një grup turistësh të huaj po bëhen gati të sfidojnë dallgët e Vjosës së egër.