Reshje masive në Lezhë, lumi Drin nxjerr në sipërfaqe mbeturina të shumta

10 Shtator 2022, 12:36

Kjo është pamja e Lumit Drin në Lezhë pas reshjeve të dendura të shiut. Shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.

Mbetjet përshkojnë rrjedhën e lumit dhe më pas përfundojnë në det, duke krijuar një ndotje të madhe dhe një panoramë aspak te këndshme të bregdetit. Kjo është një problematike e vazhdueshme që nuk po gjen zgjidhje.

  •