Reshjet e dëborës në Korçë, qarkullimi i mjeteve pa problematika! Dëmtime në 2 shkolla nga erërat, përmirësim të furnizimit me energjinë elektrike

20 Janar 2023, 09:04 | Përditesimi i fundit: 2023-01-20 11:13:42

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Korçën por nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Trashësia e borës ka arritur nga 5 deri në 15 cm në rrugën e Dardhës ndërsa vijon puna me borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Edhe në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme në rrugë.

Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qënë të hapura dhe pa probleme, është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.

Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erëra te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, dhe po punohet për riparimin e tyre. Në bashkinë Korçë do të vazhdojë heqja e pjesës tjetër të çatisë në ndërtesën tek pazari. 

Ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike, sot ka defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, të Njësisë Administrative Vithkuq. Grupet e punës janë në teren dhe po vazhdojnë nga riparimet e defekteve