Reshjet e dëborës zbardhin Vermoshin dhe Thethin! ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

21 Nëntor 2022, 10:06

Reshjet e dëborës kanë zbardhur Vermoshin dhe Thethin. Sipas ARRSH po punohet për pastrimin në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH bën thirrje që drejtuesit të tregojnë kujdes, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

  •