Reshjet e dendura në Vlorë, edhe biblioteka e qytetit nuk i shpëton përmbytjes

4 Tetor 2024, 17:07 | Përditesimi: 4 Tetor 2024, 17:07

Reshjet e dendura të shiut në Vlorë kanë pushtuar rrugët e qytetit ditën e sotme, duke krijuar një nivel shumë të lartë të ujit që ka hyrë edhe në banesa.

Nga ana tjetër është pamundësuar edhe lëvizja e lirshme e automjeteve.

Sakaq, uji ka hyrë edhe në bibliotekën e qytetit. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili duket biblioteka e pushtuar nga uji.

r.k./Shqiptarja.com