Reshjet e dendura të shiut, Vlora përsëri nën ujë! Ja rrugët problematike, raportohet edhe për banesa të prekura

12 Janar, 18:35 | Përditesimi i fundit: 2025-01-12 18:40:58

Reshjet e rëna gjatë gjithë ditës kanë bërë që disa akse në qytetin e Vlorës të mbushen me ujë, duke krijuar vështirësi kalimi për këmbësorët.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se zonat me problematike mbeten “Albano & Romina“, zona pranë bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, dhe zona në “Skelë” apo lagjja “Pavarësia”.

Kurse nga kanali në lagjen “Kume” raportohet edhe për ujë në banesa.

Në pamjet e filmuara nga Report TV dallohet qartë vërshimi i ujit nëpër rrugë dhe vështirësia e mjeteve për të qarkulluar, sikurse edhe e këmbësorëve.

A.Q/Shqiptarja.com

  •