Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkun e Kukësit! Rënie gurësh dhe inertesh në rrugë! Prej 24 orësh disa fshatra pa energji elektrike

19 Janar, 09:56 | Përditesimi i fundit: 2024-01-19 16:29:56

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në qarkun Kukës kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe inerteve në akse të ndryshme rrugore të qarkut. Ndër akset ku ka prani të gurëve në rrugë, janë Kukës-Shishtavec, Bajram Curri Valbonë, Dushaj-Lekbibaj dhe Sopot Kam në Tropojë.