Reshjet e shumta të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugët kryesore të Gjirokastrës, ‘Përroi i Çullos’ del nga shtrati

10 Dhjetor 2022, 23:05 | Përditesimi i fundit: 2022-12-10 23:06:21

Është izoluar totalisht lagjia ‘Gërhot’ në Gjirokastër si pasojë e rënies së inerteve të nxjerra në sipërfaqe nga ‘Përroi i Çullos’ i cili ka dalë nga shtrati prej 12 orësh për shkak të tejfryrjes së tij  nga shirat e rrëmbyeshëm.

Bllokimi i rrugës kryesore dhe atyre të brendshme të qytetit, kanë bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.

  •