Kaosi i shkaktuar nga opozita, ka kapluar jetën parlamentare në vend. Për të diskutuar lidhur me këtë aksion të dhunshëm të ndërmarrë nga opozita, në panelin e të ftuarve në emisionin “Frontline” nga Marsela Karapanço në Report TV, ishte edhe ish-deputeti i PD Luçiano Boçi i cili u shpreh se kjo është rruga e gjetur pasi opozitës nuk i është lënë e drejta të luajë funksionin e saj si balancuese e pushtetit.




















