Revolucion për ‘McGonigal’? Elvis Iljazi: Shqiptarët e shohin më shumë si hall të politikës dhe jo të tyrin! Hasimja: Asnjë problem elektoral për Ramën, të mos presim ‘puritanizëm’

21 Shkurt 2023, 19:25

Sali Berisha e ka marrë çështjen ‘McGonigal’ dhe ka nisur një varg protestash të cilat thotë se janë një revolucion për të larguar Ramën. Për analistët Ermal Hasimja dhe Elvis Iljazi, të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kjo çështje nuk shikohet nga shqiptarët që t’i prekë drejtpërdrejtë apo akoma edhe më shumë të jenë të gatshëm për revolucion për këtë.