Rezonanca në spitalin e Shkodrës 2 muaj jashtë funksionit, pacientët transportohen me ambulanca në Durrës e Tiranë

2 Shtator 2023, 15:36

Prej dy muajsh në spitalin e Shkodrës nuk punon rezonanca, një pajisje tejet e rëndësishme për diagnostikimin e një sërë sëmundjesh, siç është tumori i trurit apo dëmtime të shtyllës kurrizore. Pacientet vetëm në rastet e veçanta transportohen në Tiranë apo Durrës me ambulancë, ndërsa qindra të tjerë detyrohen ta marrin këtë shërbim në privat. Spitali ka hapur dy herë tenderin por ende nuk është shpallur kompani fituese për mirëmbajtjen e pajisjes.