Në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur 8 emigrantë të tjerë të cilët u kapën në brigjet e Siçilisë (6 nga e Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi), sipas marrëveshjes me Italinë. Anija ‘Libra’, siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, mbërriti këtë mëngjes, 8 tetor, në Portin e Shëngjinit.
Ky është grupi i dytë i emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Romës, që detyroi Italinë të kthejë mbrapsht 12 emigrantët e parë.
Rreth orës 08:00, anija Libra u ankorua në Portin e Shëngjinit dhe 8 emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit. Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses dhe mbërriti këtë mëngjes në Shëngjin.