Riatdhesimi i 19-vjeçarit nga Sierra Leone, reagon policia: Nëna pretendonte se i biri ishte rrëmbyer, i biri kishte shpëtuar dhe kishte shkuar në polici

27 Mars, 22:10 | Përditesimi i fundit: 2025-03-27 22:11:35

Pas informacionit të raportuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme se nëna e një 19-vjeçari ka pretenduar se ai është në rrezik në Sierra Leone, policia ka dalë me një reagim zyrtar mbi ngjarjen

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale. Edhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Siera Leone në Tiranë.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka raportuar se 19-vjeçari nuk ishte rrëmbyer sipas pretendimit të nënës së tij, por ai kishte mbërritur vetë në stacionin e policisë në Freetoën

Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit.