Rihapet dojsa e 'Masakrës së Peshkëpisë' / Pjesa e dytë

Fredi Bejleri është arratisur nga Shqipëria pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë e ndodhur në 10 prill 1994 në Gjirokastër.  Gazeta Shqiptarja.com zbardhi sot detajet që çuan në hapjen e dosjes nga prokuroria, ndërsa janë zbuluar edhe emrat e ekstremistëve grekë që sulmuan repartin shqiptar. Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin përbëhej nga; Jorgo Anastasulis, Apostolos Karvelas, Mario Kutulla, Jorgo Kristo, Harallamb Papa me vëllanë e tij Jorgo Papa, të njohur për publikun shqiptar, por edhe Fredi Bejleri asokohe 23 vjeç.

Pikërisht Bejleri, pavarësisht asaj që kishte ndodhur në 1994 në Gjirokastër, ai mori guximin dhe kandidoi për kryetar të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte. Ndërkohë që pas rihapjes së dosjes, gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se Bejleri është arratisur nga Shqipëria pas rrjedhjes së informacionit

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se masakra e Peshkëpisë ka mbetur pa autorë për 25 vite edhe për arsye se nga pala greke ka qenë e vështirë për të gjetur bashkëpunim, pasi ka pasur rol edhe agjentura greke.

"Aty kanë luajtur rol edhe agjentura greke, ky ka qenë edhe fati që ka qenë vështirë për të gjetur bashkëpunim nga pala tjetër. Reparti ndodhet në vijë ajrore jo më shumë se 3 km nga kufiri grek. Ata erdhën një ditë para, kanë pasur informacion që ushtarët shqiptarë nuk kishin armë me fishekë.

Pritën mesnatën dhe duke ditur që gjatë natës kishte rekrutë të rinj. Ushtari Arsen Gjini ka pasur një armë pa fishekë në dorë, e vranë dhe brenda dy minutash u futën brenda repartit. Armët ishin në kasafortë të kyçura"

Programe të tjera