Rikthehen amerikanët në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! Zbardhet 'mesazhi' që u përcollën prokurorëve nga administrata e Trump

27 Mars, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2025-03-27 15:15:16

Reforma në drejtësi në Shqipëri do të vijojë të ketë mbështetjen amerikane edhe nga administrata Trump. Ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer në SPAK për t’i ofruar asistencë hetimeve të prokurorëve të posaçme, rreth dy muaj pasi urdhrit të Trump që ngriu fondet për ndihmën ndërkombëtare të SHBA.