Të mërkurën në Repolitix ora 21:00 rikthehet sondazhi për zgjedhjet e vitit 2025, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Nëse do të votohej sot si do të ndaheshin 37 mandatet për qarkun e Tiranës? Sa mandate do të merrnin PS dhe PD?
Po partitë e reja nëse do të dilnin në një koalicion të përbashkët? Për herë të parë sondohet, si do të ishte vota e emigrantëve nga qarku i Tiranës. Si do votonin sot femrat dhe meshkujt? Na ndiqni të mërkurën ora 21:00 në Repolitix me të dhënat e sondazhit të parë për qarkun e Tiranës.