Pak minuta pas përfundimit të protestës së dhunshme mbrëmjen e sotme, ku u sulmuan me Molotov institucione dhe shkatërruan prona publike të qytetarëve, kanë nisur hetimet dhe njëkohësisht rikthimi i qetësisë dhe normalitetit.
Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha. Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme, protestantët lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund, ashtu edhe siç u transmetua me pamje televizive edhe nga Report TV.
Menjëherë pas largimit të protestantëve, të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas. Vetë institucioni njoftoi pak më parë aksionin në terren, duke e shoqëruar edhe me një video.