Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit

29 Mars 2023, 18:52 | Përditesimi i fundit: 2023-03-29 20:56:56

Rikthimi i basteve online në vend, do të ketë disa rregulla të rrepta për të ndaluar që të luhet edhe nga persona nën moshën 18 vjeç. Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli në një intervistë për Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, shpjegoi risitë e projektligjit që është në diskutim. Ai tha se bastet do të vihen vetëm online nëpërmjet një llogarie bankare dhe se personat të cilët vendosin të luajnë do të paguajnë 15% të shumës në rast se fitojnë.