Rikualifikimi i bllokut të banimit te 'Mine Peza', Veliaj: Ata me molotovë dhe djegie gomash, ne me shkolla, kopshte e çerdhe të reja

25 Qershor, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2024-06-25 15:12:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rehabilitimin e bllokut të banimit që kufizohet nga Rr. "Mine Peza", Rr. "Fortuzi", “Bulevardi Zogu I", Rr. "Haxhi Hysen Dalliu" dhe Rr. "Asim Vokshi". Ky investim ishte kërkesë e banorëve të zonës dhe një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës