Rindërtimi në Durrës, protestojnë banorët: Po na vjedhin truallin, duan të na çojnë në Porto Romano! Pallati të ndërtohet ku ishte

5 Tetor 2022, 16:15

DURRËS- Banorët e tre pallateve në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë për të disatën herë përpara Bashkisë Durrës. Sipas tyre nga zyra e rindërtimit në këtë bashki, u është thënë se ata nuk do të përfitojnë banesat e tyre në vendin ku kanë pasur pallatin ekzistues të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të përfitojnë apartamente në sitin e ri në zonën e Vrinasit.