Në Bashkinë Shijak kanë përfunduar edhe 110 shtëpitë individuale të Lotit II dhe pritet që brenda qershorit të përfundojnë edhe 30 shtëpitë e tjera të këtij Loti prej 140 banesash. Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë duke iu dorëzuar çelësat e banesave të reja disa familjeve në fshatin Vlashaj të kësaj bashkie, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në Vlashaj hynë në shtëpitë e reja 16 familje, ndërkohë që familjet vazhdojnë një nga një të rinisin jetën në banesa të reja, të mundësuara nga Programi i Rindërtimit, kudo ku tërmeti goditi banesat e vjetra, duke i bërë të pabanueshme.Nga loti i dytë i banesave individuale janë ndërtuar 21 banesa. Në fshatin Vlashaj, 16 banesa kanë mbaruar dhe 5 prej tyre kanë marrë fondin për ta rindërtuar vetë. Familja e Zotit Naim ka patur një shtëpi 60 metra katrorë dhe sot kanë një banesë 75 metra katrorë. Gjithashtu janë përfitues nga bonusi i qerasë nga dita e parë e tërmetit”, - u shpreh kryetari i bashkisë, Elton Arbana. Programi i Rindërtimi ka zgjidhur për një pjesë të madhe të familjeve edhe problemin e strehimit, pasi sipas parashikimeve që bën ligji, kanë përfituar jo vetëm më shumë metra sesa kishin para tërmetit, por janë trajtuar me banesa të veçanta edhe shumë raste të bashkëjetesës së dy familjeve nën një strehë. “Janë mbi 2500 banesa individuale, të kombinuara ndërtim dhe pagesë e plotë për qytetarët, siç premtuat para vitit të ri që deri në maj do jenë 2500 banesa individuale të ndërtuara ose të paguara. E theksoj këtë jo pa qëllim pas zgjedhjeve, për të konfirmuar vazhdimësinë e mbajtjes së premtimeve”, - u shpreh ministri Ahmetaj.
Rindërtimi në Shijak, Rama i dorëzon çelësat 16 familjeve për të rinisur jetën në banesat e reja
Video të tjera
-
‘Shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit’, Rama publikon pamjet nga aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë: Drejt përfundimit
17 Nëntor, 08:23 -
Moti i keq në Lezhë, përmbyten disa rrugë në qytet! Situata normalizohet shpejt
16 Nëntor, 21:01 -
BE jep 1,67 milionë euro për projektet rinore në Shqipëri, Gonxhja: 36 organizata përfitojnë grante, mbështetja për të rinjtë është prioritet
16 Nëntor, 15:51 -
SOS në Vlorë/ Familja me 9 anëtarë, prej tyre 4 fëmijë, gjenden mes shiut në Pyllin e Sodës! Bashkia: Të gjejnë banesën, u paguajmë qiranë
16 Nëntor, 15:26 -
Vera nuk ka mbaruar në Vlorë! Turistët shijojnë detin e kaltër edhe në mes të nëntorit
15 Nëntor, 17:32 -
Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t'ia dal mbanë
15 Nëntor, 15:17 -
Kabina elektrike në Bulqizë në rrezik shembjeje, banorët të frikësuar: Jeta e fëmijëve në rrezik
15 Nëntor, 14:32 -
42 kilometra, Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, fiton çmimin prej 5 mijë eurosh! Fatjon Konomi zë vendin e parë në kategorinë e meshkujve
15 Nëntor, 13:09 -
Maratona e Tiranës/ Fatjon Konomi zë vendin e parë në garën 42 kilometra për meshkuj
15 Nëntor, 13:02 -
42 kilometra, Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, fiton çmimin prej 5 mijë eurosh! Disa rrugë të bllokuara deri në orën 16:00, ja harta
15 Nëntor, 12:08 -
‘Pensioni i ulët është i pamjaftueshëm’, gratë artizane të Fierit sigurojnë të ardhura me punëdore
15 Nëntor, 11:17 -
Ministrja Spahiu në Shtëpinë e Foshnjës: Kujdesi alternativ për fëmijët do të zgjerohet, 200 familje kujdestare pjesë e reformës
15 Nëntor, 10:44 -
Nis Maratona e Tiranës, 5,800 vrapues nga 40 shtete pushtojnë rrugët e kryeqytetit! Çmimi i madh 5 mijë euro
15 Nëntor, 10:03 -
Shpopullimi/ Pa rrugë e ujë, braktiset fshati Plasë në Maliq! Të moshuarit: Fëmijët janë larguar, këtu edhe po vdiqe nuk merret vesh
14 Nëntor, 21:57 -
Vranësirat e dendura dhe reshjet mbizotërojnë territorin, si do të jetë moti sot
14 Nëntor, 07:18 -
Tirana për herë të parë me 5 autobusë 100% elektrikë, mjetet e reja në linjat e Unazës dhe Kinostudio–Kombinat (VIDEO)
13 Nëntor, 15:58 -
Art përmes pullave postare, artistja hungareze sjell ekspozitën e saj në Memaliaj
13 Nëntor, 15:51 -
Dita e premte nis me reshje shiu...parashikimi i motit për sot
13 Nëntor, 07:21 -
Materniteti 'Mbretëresha Geraldinë' drejt transformimit të plotë, ministrja Spahiu: Investime edhe në Fier e Shkodër me Buxhetin 2027
12 Nëntor, 20:23 -
Korça po plaket, INSTAT: 220 vdekje më shumë se lindje! Sociologia: Lindjet kanë rënë për shkak të emigrimit
12 Nëntor, 18:45