Rishfaqet sëmundja e zgjebes, shtim i rasteve të konstatuara! Mjekja: Ka qenë gjithmonë e pranishme! S’prek vetëm personat që s’kanë higjienë personale

25 Janar, 17:51

Në një kohë kur  vëmendja e mjekëve është përqendruar tek gripi stinor, mjekët thonë se është rikthyer sëmundja infektive që në gjuhën popullore njihet si zgjebja. Por sipas bluzave të bardha sëmundja ngjitësve tashmë nuk shfaqet vetëm tek personat që kanë probleme me higjienën personale, por tek kushdo. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruse