RMV/ Kryeministri Mickovski prezanton qeverinë e re në Kuvend: Në fokus ekonomia, pensionet, vende të reja pune

22 Qershor, 17:09

Kryeministri i mandatuar Hristian Mickovski prezantoi qeverinë e re dhe programin e saj në seancën e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut. Mickovski tha se në fokus do jetë zhvillimi ekonomik, rritja e pensioneve, shtimi i vendeve të reja të punës. Në fjalën e tij ai shmangu çështjen e përplasjes me Bullgarinë, ndërsa u shpreh se do angazhohet për marrëdhënie të mira me fqinjët.