Roland Tasho, fotografi që dokumentoi lëvizjet e dhjetorit 1990: Shkrepa aparatin pa menduar se këto foto do shndërroheshin në dokument

8 Dhjetor 2021, 20:33

TIRANË“Koha më kapi me aparat në dorë. Duke qenë se isha si të gjithë të rijntë që doja ndryshimin, fillova të fotografoj pa e menduar se këto fotografi do të ishin dokument. I fotografoja thjesht se i ndjeja për vete. I ashtuquajturi Roland Tasho. Bëj vitin tjetër 40 vjet që merrem me fotografi”, tha fotografi, Roland Tasho.

Në datat 8 dhe 9 dhjetor të vitit 1990 studentët nisën një lëvizje në dukje spontane, por që ndodhte pas hapjes së ambasadave në korrik tëpo atij viti. Të rinjtë hartuan një listë ku kërkonin ujë e drita në ‘Qytetin Studenti’.