Roskovec, sfida e Majlinda Bufit per mandatin e III dhe beteja e PD perballe Berishes (2 maj 2023)

3 Maj 2023, 07:25 | Përditesimi i fundit: 2023-05-05 14:32:52

TIRANË- Majlinda Bufi është kandidatja e parë në radhët e socialistëve, e cila ka pranuar një debat me rivalët e saj, por jo me Erdit Hazizaj, por me vetë Sali Berishën. E ftuar në “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Bufi tha se është e hapur për çdo lloj debati duke thënë se është bindur për punën e saj.

“Do e pranoja debatin me Berishës dhe jo me zotin Hazizaj, jam në detyrë prej 8 vitesh, bashkëpunimi me qytetarët, jam e përkushtuar ndaj punës dhe jam aty vetëm për atë gjë dhe jam e bindur që qytetarët e Roskovecit e njohin. Nuk më duhet fare profile i kundërshtarit, unë shoh punën dhe objektivat e mi. Jam e hapur për çdo lloj debati. Berisha godet ata që nuk arrin dot, dhe këtë e tregon mbështetja e qytetarëve të Roskovecit”, tha Bufi, njëherazi edhe kryetare e Bashkisë së Roskovecit.