Rrahu për vdekje 54-vjeçarin që po vidhte pula, lihet në burg 22-vjeçari në Kuçovë

7 Mars 2023, 11:43

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit në Kuçovë, kur 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorni Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.