Rrebeshi i shirave dhe era e fort, kanë dëmtuar çatinë e Spitalit të Pukës mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të Report Tv, era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione. Stuhia ka shkaktuar dëmtime dhe në rrjetin energjitik, duke i lënë banorët në Pukë pa energji prej mbrëmjes se kaluar.
Po ashtu, probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën.