Rrëfehet vrasësi filipinas i Ilaria Sulës në Itali, Samson: Nuk e paramendova, erdhi të më sillte veshjet, e godita me thikë kur pashë sms-në e dikujt tjetër

4 Prill 2025, 20:22 | Përditesimi: 4 Prill 2025, 20:22

I dyshuari shpjegoi se 22 vjecarja i kishte shkuar në shtëpi mbrëmjen e datës 25 mars për t'i kthyer disa nga rrobat e tij. Sipas tij ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për të shmangur transportin publik preferoi të flinte aty. Ai tregon se teksa po hanin mëngjesin pa në chatin e saj mesazhe të dikujt tjetër dhe nga xhelozia e ka goditur.

    I.M/Shqiptarja.com