Rrëfimi i vajzës italiane që la vendlindjen për të jetuar me të dashurin në Bërxullë të Tiranës

12 Tetor 2022, 13:32

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte e ftuar Ilaria Paoli fotografia Italiane e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri. Ajo rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me djalin shqiptar, dashuri e cila e bëri të linte vendin e saj dhe familjen për të jetuar këtu.