Rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: S’jam porositësi, isha në burg në Ekuador! SPAK me prova të reja, dorëzon përgjimet mes tij dhe Altin Hajrit në SKyECC

23 Prill, 12:45 | Përditesimi: 23 Prill, 15:49

Dritan Rexhepi dëshmon për herë të parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Në GJKKO, Rexhepi mohoi të jetë porositësi, si edhe lidhjen me Gentin Doçin (Funiqin), i cili dyshohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Prengës. Rexhepi mohoi edhe njohjen me Altin Hajrin, por SPAK depozitoi si prova të reja komunikimet mes tyre në SkyECC për vrasjen e Prengës. Seanca e radhës më 7 maj.

    I.M/Shqiptarja.com