Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Kurti: Faktori ndërkombëtar të reagojë dhe ta dënojë ashpër veprimin e Serbisë

18 Qershor 2023, 21:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë.