Rrënohet 'Bazilika e Shën Mërisë' në Kurbin! Kisha 1500-vjeçare ku lutej Skënderbeu, drejt zhbërjes

25 Shkurt 2023, 18:46

Me një histori 1500-vjeçare, kisha mesjetare “Bazilika e shën Mërisë” në Kurbin ku dikur kryente ritualet e lutjes heroi ynë Gjergj Kastrioti, po shkon drejt rrënimit të plotë. Për Report Tv, Drejtoria e Kulturës në Shkodër thotë se projekti për rindërtim është në fazë tenderimi dhe shumë shpejt do të nisë ndërhyrja.