Rrëshqitja e dherave, 2 familje në Kurbin të rrezikuara! Bashkia: Procesi i rindërtimit është ndalur nga kompanitë

21 Janar 2023, 19:39

Dy familje me 6 anëtarë rrezikojnë jetën, pasi vijojnë të jetojnë në një godinë të shpallur të pabanueshme nga tërmeti i vitit 2019. Ata ndihen të kërcënuar, pasi në zonë ka pasur rrëshqitje dherash, që mund të çojnë deri në shembje të banesës.