Rrëshqitje dherash e inertesh në rrugën e Arbrit, fadroma ndërhyn për të pastruar rrugën

19 Janar 2024, 10:01 | Përditesimi: 19 Janar 2024, 10:01

I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga moti i keq. Si pasojë e shirave të rëna gjatë natës janë shkaktuar probleme në afërsi të tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, pasi ka pasur rrëshqitje dherash dhe inertesh në rrugë.

Firma ‘Gjoka’ e cila po ndërton edhe rrugën e Arbrit, ka ndërhyrë me fadroma duke pastruar rrugën dhe duke bërë të mundur kalimin lehtësisht të mjeteve.

r.k./Shqiptarja.com