Rrëshqitje dheu edhe në rrugën e Arbrit, rruga e kalueshme për mjetet

11 Dhjetor 2022, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2022-12-11 11:48:09

Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit. Si pasojë e motit të keq ka rrëshqitje dherash nga nga tuneli deri në Qafë Murriz. Një masiv gurësh është shembur, por kjo nuk e ka bllokuar kalimin. Raportohet se rruga nuk është e bllokuar pasi një fadromë ka punuar gjatë gjithë kohës për largimin e inerteve. Ajo rrugë ka qenë problematike edhe vitin e kaluar në këtë periudhë.

  •