Rreziku nga përmbytjet/ 'Mbrojtja': 300 km argjinaturë duhet rehabilituar, 65% e digave kërkojnë ndërhyrje emergjente

26 Shtator 2022, 14:24

Shqipëria konsiderohet si vend me rrezikshmëri të lartë për përmbytje. Kjo për shkak edhe të infrastrukturës mbrojtëse të dëmtuar dhe të ndërtuar më shumë se 60 vite më parë. Sipas një strategjie të bërë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se 65% e digave në vend kërkon ndërhyrje emergjente, ndërsa 300 kilometra argjinatura lumore duhet të rehabilitohen.