Rrëzohet pema, bllokon rrugën e vjetër Fier-Vlorë në Mifol

21 Gusht 2022, 19:16

Një pemë është rrëzuar në aksin e vjetër Fier-Vlorë, pranë fshatit Mifol duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Nga pamjet duket që pema ka rënë mes për mes rrugës rrugën.

Rrëzimi i pemës ka rrezikuar automjetet që qarkullojnë në këtë aks rrugor, por fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur lëvizje.

Deri më tani raportohet se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për lirimin e aksit rrugor.