Rriten frikshëm rastet e reja me COVID në vend, 1079 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërrojnë jetë 5 qytetarë

9 Shtator 2021, 13:24

Shifrat e personave të infektuar me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit janë rritur frikshëm. Nga 6732 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 1079 qytetarë. Sakaq betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 5 qytetarë të cilët kanë ndërruar jetë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra