Edhe pse Shqipëria po përballet me një bum ndërtimesh të reja, që pritej që të stabilizonte çmimet e banesave, në treg po ndodh krejt e kundërta. Edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e apartamenteve janë rritur krahasuar me vitin 2020.
Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë për tregun imobiliar është dalë në konkluzionin që çmimet e banesave janë rritur me 6.7% në rang vendi krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit që shkoi. Ky anketim është plotësuar nga 187 shoqëri ndërtimi. Ndërkohë rritja me e madhe e çmimeve ndodh ne kryeqytet ku ka shtrenjtim me 5.8% në terma vjetorë.